Performanca e kuqezinjve në fundjavë Bajrami gol dhe assist ndaj Salernitanës
Futbollistët kuqezi lanë pas një tjetër fundjavë që mund të cilësohet pozitive, duke shënuar gola dhe asiste, por dhe performanca të vlerësuara në skuadrat respektive.
Në Serinë A, Kumbulla luajtt për 21 minuta si zëvendësues, ndërsa mesfushori Nedim Bajrami si titullar la gjurmë me 1 gol dhe 1 assist ndaj Salernitanës. Ky ishte goli i dytë i shënuar prej tij këtë sezon në Serinë A.
Nga Turqia nuk ka dicka të re, Rey Manaj shënon sërish për Sivasspor, teksa ky ishte goli i 16-të i sulmuesit shqiptar në kampionat. Ai luajti përgjatë gjithë takimit, ndërsa gjeti golin 2 minuta para fundit, pas një krosi në zonë, me 27-vjecarin që mposhti portierin e Karagumruk.
Odise Roshi po ashtu shënoi gol me ekipin e Sakaryaspor, në fitoren 2-0 ndaj Boluspor. 32-vjecari realizoi golin që vulosi fitoren në minutën e 43, ndërsa ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës. Skuadra e tij synon ngjitjen në elitën e futbollit turk.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Taulant Seferi shënoi një gol të bukur me Baniyas edhe pse skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-1. Një numër i mad hi lojtarëve të kombëtares shqiptare gjetën minutat me ekipet e tyre, ndërsa edhe Asani e Broja u rikthyen në fushë ne lojës.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë