Përfshihet nga flakët kamioni në Lushnjë, çfarë dyshohet
Një kamion me targa të Tiranës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje Rrogozhinë.
Drejtuesi i kamionit ka parë që ka dalë tym nga pjesa e përparme e kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës. Pas tymit kamioni është përfshirë nga flakët të cilat u përhapën me shpejtësi.
Flakët ishin të mëdha duke bërë që të krijohej dhe panik te mjetet që kalonin në këtë aks dhe prania e një karburanti rreth 50 metër pranë. Në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, dhe Rrogozhinës të cilët bën të mundur vënien nën kontroll të flakëve për të mos rrezikuar me tej.
Nga ana e policisë u mor në pyetje drejtuesi i kamionit i cili dha shpjegimet e tij se çfarë ai kishte parë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një avari në linjën elektrike të mjetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta