Përfshihet nga flakët qendra e konferencave e COP30 në Brazil (VIDEO)
Një zjarr ka rënë të enjten në qendrën e konferencave ku po zhvillohet Konferenca e 30-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP30 në Belem të Brazilit. Zjarri mësohet se ra rreth orës 14:00 me orën lokale dhe në rrethana janë ende të paqarta.
Zjarr dhe tymi u përhap në të gjithë ambientet e brendshme, duke shkaktuar panik tek punonjësit dhe vizitorët. Pas zjarrit u dha urdhër për evakuim, ndërsa forcat e zjarrfikësve shkuan me nxitim në vendngjarje.
Ministri brazilian i Turizmit, Celso Sabino tha se situata ishte nën kontroll rreth gjysmë ore më vonë, pa raportuar për të lënduar. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit, i cili besohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër.
🚨 URGENTE: Veja vídeos do incêndio que atingiu pavilhão da COP30 em Belém
📹 Reprodução pic.twitter.com/pd5FY6kxd1
— Metrópoles (@Metropoles) November 20, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira