Përfundimi i mbylljes së qeverisë, reagon Ambasada Amerikane: Forcojmë bashkëpunimin

17 Nëntor 2025 | 16:47

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar këtë të hënë pas përfundimit të mbylljes së përkohshme të qeverisë amerikane për shkak të fondeve buxhetore.

“Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në të njëjtën deklaratë, ambasada rikujton edhe vizitën e muajit të kaluar të Drejtorit për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming.

“Patëm kënaqësinë të mirëprisnim Drejtorin Mark Fleming në Shqipëri”, vijon njoftimi. Sipas ambasadës, gjatë qëndrimit në Tiranë, Fleming u takua me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, si dhe me institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit.

Në njoftim theksohet se vizita e tij kishte për qëllim “të nënvizojë partneritetin e fortë SHBA–Shqipëri, të përforcojë gatishmërinë e NATO-s dhe të forcojë bashkëpunimin në goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare.”

Nga ana tjetër në postim shihen pamjet nga takimet e Fleming, me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, kreun e SPAK Altin Dumani, ministren e Brendshme Albana Koçiu, edhe pjesë nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026