Përfundon mbledhja e LDK-së, Gashi: Nuk kemi diskutuar rreth postit të presidentit

30 Nëntor 2020 | 17:18

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e kryesisë, një ditë pas humbjes së zgjedhjeve në komunën e Podujevës.

Arben Gashi nga kjo parti, tha se temë diskutimi ka qenë projektligji për rimëkëmbje ekonomike, i cili sipas tij këtë javë kalon në Kuvendin e Kosovës.

Isa Mustafa mblodhi vartësit e tij në këtë mbledhje vetëm një ditë pasi LDK e humbi komunë  të cilën e ka udhëhequr për 20 vjet.

Gashi ka theksuar se do të analizojnë shkaqet e humbjes në Podujevë, që sipas tij, është bërë një shkëputje e elektoratit me LDK-në.

“Nuk ka të bëjë kjo me partitë e PAN-it, sepse gjeneza e Vetëvendosjes është PDK. Nëse e shohim në këtë formë, shumica e partive të tjera kanë dalë edhe prej LDK-së, pra nuk konsiderohet kështu dhe nuk mendoj që është rruga e duhur për të parë politikën.

Ajo çka  mund të themi në këtë situatë është se kemi një rezultat zgjedhor i cili është konfirmuar dhe për të cilin ne do të marrim përgjegjësitë tona gjithsecili nga këndvështrimi i vet dhe nga hapësira publike dhe politike që e ka,” – u shpreh Gashi.

Ai deklaroi se në këtë mbledhje nuk janë diskutuar çështje të tjera, dhe sa i takon postit të presidentit tha se ende nuk janë diskutuar emra të përveçëm.

“Në LDK diskutohet dhe duhet të merret seriozisht, në konsideratë çështja që vendi nuk ka president dhe vendi duhet të ketë president. Për të pasur vendi president duhet të shkojmë në Kuvend me një zgjidhje, që duhet të jenë dy kandidatë,” – tha ai.

Ndërsa në rast të mospajtimit, gjë që rrezikon të prodhojë krizë politike e institucionale, dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja, Gashi tregoi se zgjedhjet janë gjithmonë një mundësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026