Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë, KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje e ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë.
Rinumërimi është kryer pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë.
Përgjatë procesit, votat për disa kandidatë ndryshuan, me raste deri në 6 mijë për një individ, ndërsa ato për partitë nuk u cënuan.
Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra të tjerë dhe po i vazhdojnë hetimet.
KQZ-ja ka paralajmëruar se do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në paraditen e 31 janarit.
Për disa zyrtarë shtetërorë, ky ka qenë “procesi më i komprometuar zgjedhor” në Kosovë, pasi vendi është lavdëruar shpesh nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për organizim të proceseve zgjedhore të drejta dhe transparente.
Pse ndodhën manipulimet?
Agon Maliqi, njohës i çështjeve politike, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më herët gjatë javës se mund të ketë ndikuar edhe mënyra e ndryshimit të votimit.
Në proceset e fundit zgjedhore, qytetarët kanë mundur të zgjedhin deri në dhjetë kandidatë për deputetë, nga pesë sa kanë qenë më parë.
Të tjerë e kanë përmendur faktin që ka pasur më pak vëzhgues, pas numërimi fillestar është kryer në ditët e festave të fundvitit.
Për Maliqin dhe njohës tjerë të kësaj fushe, manipulime të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Disa besojnë se ato mund të jenë kryer me miratimin e udhëheqësive partiake, disa jo.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.
Pas certifikimit të rezultateve, hapet rruga për formim të institucioneve të reja.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, i ka fituar mbi 51 për qind të votave më 28 dhjetor dhe pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.
Ai ka siguruar 57 ulëse në Kuvendin më 120 sosh.
Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave.
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil