“Përgatitjet për rihapjen e pikës kufitare”, Izraeli: Ndihmat nuk do të kalojnë

16 Tetor 2025 | 10:24

Ushtria izraelite ka thënë se pika e kalimit në Rafah nuk do të hapet sot, ndërsa po vazhdojnë përgatitjet për të hapur pikën e kalimit midis Gazës dhe Egjiptit për të lejuar vetëm lëvizjen e njerëzve.

Kalimi do të rihapet për njerëzit këtë të enjte, por Izraeli tha se në një datë tjetër do të njoftohet se kur do të hapet pika kalimtare për ndihmat humanitare, shkruan Sky News.

Gjithashtu, thuhet se ndihmat humanitare nuk do të kalojë në vendkalimin e njejta, por nëpërmjet një vendkalimi tjetër, në Kerem Shalom.

Megjithatë, niveli aktual i ndihmës që po shkon në Gaza është “si një pikë uji në oqean” krahasuar me ato që nevojitet, thonë autoritetet vendase.

Për më tepër, ndihma Mjekësore për Palestinezët tha se “kriza humanitare e shkaktuar nga njeriu në Gaza, ka nevojë për ndihmë që vjen në një shkallë në rritje dhe të plotësoj nevojat në terren”.

Gjatë ditëve të fundit, zyrtarët izraelitë thanë se pika e kalimit kufitar në Rafah do të mbetej e mbyllur dhe kalimi i ndihmave në Gaza do të reduktohej pasi Hamasi nuk arriti të dorëzonte trupat e të gjithë pengjeve të vdekur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 3,075 që kur epidemia shpërtheu më 15 maj. Ebola sipas një raporti...
15:40 | 26/07/2026

Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump

Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez do të kthehet në Honduras të dielën, tetë muaj pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e fali atë ndërsa...
15:31 | 26/07/2026

Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës

Mes inflacionit të lartë dhe dëmeve të përhapura në infrastrukturë, qeveria iraniane ka paralajmëruar se çmimet e benzinës, të subvencionuara shumë, mund të duhet të...
15:23 | 26/07/2026