“Përgjigje asimetrike Perëndimit”- Kërcënon Putin: Do armatosim rivalët e NATO-s
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron se Moska mund të armatosë vendet me synimin për të sulmuar objektivat perëndimore.
Putin e bëri një deklaratë të tillë duke kritikuar dërgimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Perëndimi në Ukrainë.
Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, i kanë dhënë Ukrainës dritën jeshile për të goditur objektivat brenda Rusisë.
Një veprim i tillë mund të çojë në “probleme shumë serioze”, u tha Putin gazetarëve të huaj.
“Nëse dikush mendon se është e mundur furnizimi me armë të tilla në një zonë lufte për të sulmuar territorin tonë dhe për të krijuar probleme për ne, pse ne nuk kemi të drejtën të furnizojmë armë të së njëjtës klasë në rajonet e botës ku do të ketë goditje? Do të thotë, përgjigja mund të jetë asimetrike. Ne do të mendojmë për këtë ” deklaroi presidenti rus.
Ai nuk specifikoi se cilat vende mund të furnizojë Moska me armë. Putin veçoi Gjermaninë, e cila kohët e fundit i tha Ukrainës se ishte e lirë të godiste objektivat brenda Rusisë me armë me rreze të gjatë të prodhimit gjerman. Presidenti i SHBA Joe Biden i ka dhënë Ukrainës lejen për të përdorur armë të furnizuara nga Amerika për të goditur objektivat në Rusi, por vetëm pranë rajonit të Kharkiv. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Lord Cameron ka thënë se i takon Ukrainës të vendosë se si të përdorë armët britanike dhe këmbënguli se ajo ka të drejtë të godasë objektivat në territorin rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit