“Përgjime dhe lidhje me mafian shqiptare”, presidenti në Ekuador rrezikon shkarkimin

Mafia shqiptare
15 Mars 2023 | 15:24

Lidhjet me mafian shqiptare, përgjimet dhe aktivietet korruptive dhe kriminale mund të rrëzojnë presidentit e Ekuadorit, Guillermo Lasso.

Dy ditë më parë mediat në Ekuador publikuan disa përgjime të cilat implikonin presidentin e vendit në aktivitete korruptive.

përgjimet përmbanin biseda midis dy gjeneralëve të policisë së Ekuadorit, Giovanni Ponce dhe Mauro Vargas të cilët përpiqeshin të mbyllnin një raport me Emrin “Padrinoja I madh” në mënyrë që të shpëtonin presidnetit e vendit nga impikimet e mundshme.

Ky raport sipas mediave vendase përmbante informacione në lidhje me afera korruptive dhe krimanale ku i përfshirë rezultonte kunati i presidentit Lasso, Danilo Carrera i cili njihet edhe si padrinoja i madh.

Carrero ndër të tjera akuzohet për lidhje të forta me grupe mafioze shqiptare, ndërsa mediat vendase shkruajnë se presidenti i ekuadorit është financuar prej këtyre grupeve për fushatën presidenciale në 2021-shin me 1.5 milionë dollarë.

Një komision i ngritur posacërisht për këtë çështje në Ekuador kërkoi shkarkimin e presidentit Kassi për shkak të përfshirjes së tij të mundshme në një rrjet korrupsioni. Komisioni ka kërkuar gjithashtu që në seancën plenare të Asamblesë Kombëtare, presidenti Lasso të thirret për një tju përgjigjur këtyre akuzave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026