Përgjimi në rajon çoi në pranga nënkomisarin në Sarandë, dyshohet se i kërkoi para të dyshuarit për shpërndarje droge

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
20 Maj 2026 | 09:11

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i nënkomisarit Edmond Ruçi, specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, i cili është ndaluar mbrëmjen e së martës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë ndërsa akuzohet për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Sipas informacioneve paraprake, hetimet kanë nisur pas ndalimit të dy personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë proceduar ligjërisht nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Sarandës, nënkomisar Edmond Ruçi, ndërsa gjatë përgatitjes së materialeve për referim në Prokurori kanë lindur dyshime të arsyeshme se ai ka tentuar të kryejë veprime të paligjshme me qëllim favorizimin e njërit prej personave të arrestuar.

Nënkomisari dyshohet se i ka kërkuar këtij shtetasi një shumë parash në këmbim të lirimit të tij, si dhe për transferimin e përgjegjësisë penale tek shtetasi tjetër i ndaluar. Menjëherë pas evidentimit të këtyre dyshimeve, strukturat drejtuese të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë referuar rastin pranë Prokurorisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilat kanë vendosur nën mbikëqyrje dhe kanë instaluar pajisje përgjimi, çka ka çuar më pas në dokumentimin e dyshimeve ndaj efektivit të policisë.

Në vijim të veprimeve hetimore të ndërmarra nga këto institucione, është bërë edhe ndalimi i nënkomisar Edmond Ruçit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

“Nga ana e prokurorit të gatshëm, u kryen veprime hetimore, nga ku rezultuan të dhëna për përfshirjen e oficerit që heton çështjen në vepime të dyshuara korruptive dhe ndaj tij u procedua me urdhër për ndalimin e të dyshuarit për një krim per veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, njofton Prokuoria e Sarandës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026