Përhapen sëmundjet në Gaza, shkak kontaminimi i bregdetit nga ujërat e zeza

26 Gusht 2024 | 16:36

Ujërat në pjesë të vijës bregdetare mesdhetare të Gazës kanë filluar të kthehen në ngjyrë kafe, ndërsa ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë për përhapjen e ujërave të zeza të hapura dhe sëmundjeve në të gjithë territorin.

Imazhet satelitore tregojnë atë që duket të jetë një derdhje e madhe e ujërave të zeza në brigjet e Deir al-Balah.

Një zyrtar lokal i pyetur nga media e BBC-së ka thënë se njerëzit e zhvendosur në kampet aty pranë po i dërgojnë ujërat e zeza direkt në det.

“Kjo është për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të zhvendosur dhe shumë prej tyre po i lidhin tubat e tyre me sistemin e kullimit të ujërave të shiut,” tha Abu Yazan Ismael Sarsour, kreu i komitetit të urgjencës Deir al-Balah.

Pas kezamiminimeve të pamjeve satelitore, rezulton se ujërat e zeza duken se po derdhen në det nga kampet e mbushura me njerëz aty pranë.

Shkarkimet e ujërave të zeza në imazhet mbulonin një sipërfaqe prej mbi 2 km katrorë.

Bombardimet intensive izraelite kanë çuar në shembjen e infrastrukturës së menaxhimit të ujërave të zeza të Gazës, përfundoi një raport mjedisor i OKB-së në qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026