Përhapet lufta, CNN: Dronet ukrainase kanë sulmuar aleatët e Wagner në Sudan
Shërbimet speciale ukrainase ka të ngjarë të qëndrojnë pas një sërë sulmesh me dron dhe një operacioni tokësor të drejtuar kundër një milicie të mbështetur nga Wagner pranë kryeqytetit të Sudanit. Një hetim i CNN, ngre mundësinë që pasojat e pushtimit rus në Ukrainë të jenë përhapur larg vijave të frontit.
Duke folur për CNN, një burim ushtarak ukrainas e përshkroi operacionin si vepër të një “ushtrie jo-sudaneze”. Pyetjes nëse Kievi qëndronte pas sulmeve, burimi pohoi se “shërbimet speciale ukrainase mund të ishin përgjegjëse”.
Operacioni përfshiu një seri sulmesh ndaj grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) , i cili besohet se po merr ndihmë nga Wagner, grupi mercenar rus.
CNN nuk ishte në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur përfshirjen e Ukrainës në serinë e sulmeve. Por pamjet video të siguruara nga CNN zbuluan shenjat dalluese të sulmeve me dron të stilit ukrainas.
Dy dronë të disponueshëm komercialisht të përdorur gjerësisht nga ukrainasit u përfshinë në të paktën tetë nga sulmet. Ekspertët thanë gjithashtu se taktikat e përdorura – përkatësisht modeli i dronëve që hyjnë direkt në objektivin e tyre – ishin shumë të pazakonta në Sudan por dhe në gjithë rajonin e Afrikës.
Sulmet e fshehta të Ukrainës në Sudan do të shënonin një zgjerim dramatik dhe provokues të luftës së Kievit kundër Moskës. Përveç një sërë sulmesh me dron ukrainas që goditën thellë brenda territorit rus, kundërofensiva e vazhdueshme e Ukrainës është fokusuar në lindjen dhe jugun e okupuar të vendit.
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit