Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Papa Françesku, Ati i Shenjtë shtrohet në spital
Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përkeqësuar, duke bërë që ai të shtrohet në spital mëngjesin e kësaj të premteje. Ati i shenjtë u shtrua në spital për ekzaminime mjekësore dhe vijimin e trajtimit për bronkitin.
“Këtë mëngjes, pas përfundimit të audiencës së tij, Papa Françesku u shtrua në spital për disa teste të nevojshme dhe për të vijuar trajtimin për bronkitin”, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Vatikani.
Papa Françesku, 88 vjeç, i cili drejton Kishën Katolike që nga viti 2013, ka përjetuar probleme të shpeshta shëndetësore gjatë dy viteve të fundit, përfshirë gripin dhe komplikacione të tjera respiratore. Në fillim të muajit, ai deklaroi gjatë një audience publike se vuante nga një “ftohje e fortë”, e cila më pas u konfirmua nga Vatikani si bronkit.
Pavarësisht shqetësimeve shëndetësore, Ati i Shenjtë ka vijuar aktivitetet e tij pa ndërprerje. Në shtator, ai përfundoi një udhëtim zyrtar në katër shtete, i cili ishte më i gjati i papatit të tij si për nga kohëzgjatja ashtu edhe për distancën e përshkuar.
Autoritetet e Vatikanit ende nuk kanë dhënë detaje mbi kohëzgjatjen e qëndrimit të Papës në spital apo ndikimin e kësaj gjendjeje në axhendën e tij të ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
- 17:04 Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit
- 17:02 Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)
- 16:54 Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve