Përkujtohen viktimat nga mafia, Papa dhe presidenti italian: Kundërshtoni aktivitetet mafioze, po përfitojnë nga Covidi

21 Mars 2021 | 14:11

Italia ka vitin e 26 të përkujtimit të viktimave nga mafia. Kjo ditë është kujtuar jo vetëm nga presidenti Italian Mattarella por edhe nga Papa.

“Nuk do t’i harrojmë kurrë viktimat e pafajshme, shërbëtorët e shtetit, personat e lirë që nuk hoqën dorë nga vlerat e tyre edhe pse e dinin që po rrezikonin jetën e tyre,” u shpreh Mattarella në Twitter.

Sipas presidentit Italian përjashtimi i mafias është i mundur dhe shumë i nevojshëm. Aksioni i kundërshtimit fillon me refuzimin e asaj metode që mohon dinjitetin e njeriut, nga refuzimi për të bërë kompromis.

“Organizimet e llojit mafioz janë të pranishme në shumë pjesë të botës dhe ato po fitojnë para duke përfituar nga pandemia nëpërmjet korrupsionit . Këto struktura të mëkatit në kundërshtim me frymën e Krishtit ngatërrojnë fenë me idhujt e rremë. Le të kujtojmë sot të gjithë viktimat dhe të rinovojmë angazhimin tonë kundër të gjitha mafieve,” – tha Papa Françesku.

Krimi i organizuar në Itali, gjatë periudhës së pandemisë ka rritur edhe më shumë aktivitetet e tij, ashtu siç janë shtuar aktivitetet kundër mafias. Dhe mesa duket, pandemia e quajtur Mafia në çdo rast do të jetë më e gjatë sesa Covidi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026