Përkujtohet At Zef Pllumi, përfaqësuesit: Një shtyllë e rilindjes së Kishës Katolike

17 Dhjetor 2024 | 17:14

Përmes fragmenteve nga vepra e tij, është përkujtuar mbrëmjen e së hënës në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) pranë Kryeministrisë, figura e At Zef Pllumit.

“Po atëherë ku mbetej e vërteta?” u titullua aktiviteti që u mbajt në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së At Zef Pllumit

At Pllumi pati fatin t’u mbijetojë torturave dhe burgimeve dhe la pas vepra monumentale, të botuara nga shtëpia Provinca Françeskane e Shqipërisë dhe të cilat u komentuan nga të pranishmit.

“Përveç shtyllë e rilindjes së Kishës Katolike dhe Urdhrit Françeskan pas shtypjes enveriste, ky vëlla yni ka qenë një figurë e shquar në kuadrin civil e kulturor të kombit shqiptar” tha At Flavio Cavallini, Përfaqësues i Provincës Françeskane të Shqipërisë.

Imzot Gjergj Meta, president i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë u ndal në disa kujtime personale me Padër Zefin, ndërsa ndau me të rinjtë fragmente nga vepra e At Pllumit

“Mbërritëm në 24 dhjetorin e vitit 1988. Për ne që besojmë në Krishtin, ishte festë e madhe. Nata e ditëlindjes së tij, ose festa e Kshnellave që populli e quan në kuptimin e vet, Pashkët e vogla. Në të vërtetë janë festat më familjare të botës”, tha Imzot Gjergj Meta.

“Kur ra orari i fjetjes u shtrine nkrevatyin tem, isha tepër i përmsallum”, lexon ai një citim.

Mes tjerash ai shtoi se Padër Zefi kishte një mënyrë të thëni të gjërave, aq të butë dhe aq të qartë, sa që nuk arrije t’ia merrje për të keq.

Sipas veprës së At Pllumit, nuk janë vëtëm të mirat materialet që e çojnë para njeriun, por kryesisht janë virtytet e larta të fesë dhe dashurisë dhe para gjithë llojeve të korrupsionit, më i rrezikshmi është korrupsioni moral.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026