Përkujtohet vepra e shkrimtarit serbo-boshnjak Ivo Andriç

27 Dhjetor 2021 | 16:02

Serbia përkujtoi sot 60 vjetorin e Çmimit Nobel në Letërsi të fituar nga shkrimtari Ivo Andriç, i cili në dhjetor të vitit 1961 u shpall fitues i çmimit prestigjioz.

Që nga ajo kohë dhe deri në ndarjen e tij nga jeta në vitin 1975, Andriç jetoi në një apartament pranë parkut qendror të Beogradit, që tashmë është kthyer në një muze për veprën dhe jetën e shkrimtarit serb.

Edhe shkrimtari serbo-boshnjak, Muharrem Bazdul, si shume të tjerë, mendon se Andriç është shkrimtari më i mire që ka pasur vendi ndër vite.

“Ekzistojnë shkrimtarë, fjalori i të cilëve dhe mënyra se si shprehen i bën të papëlqyeshëm për lexuesin mesatar. Por të gjithë mund të lexojnë dhe kuptojnë Andriç. Në atë gjuhë ai dinte si të tregonte një histori. Vendimi i Komitetit Nobel citonte forcën epike me të cilën ai tregonte historinë e vendit te tij”, shprehet Bazdul.

Cmimi Nobel ishte i rëndësishem për njohjen botërore të një kulture të vogël nga e cila vinte dhe Andriç

“Nëse shikojmë përreth librarisë së tij, shikojmë që Andriç lexonte libra të shkruar në 7 apo 8 gjuhë të huaja, dhe ai ndihej si në shtëpinë e tij në kontekstin e kulturës evropiane”, thotë Bazdul.

Kur fitoi Cmimin Nobel, Andriç ishte një shkrimtar i mirënjohur me botime të përkthyera në disa gjuhë të botës.

“Por Çmimi Nobel e afirmonte atë si një anëtar, le të themi të panteonit të Letërsisë Moderne Botërore”, thekson Bazdul.

Dhe ndërkohë që zakonet tona të të lexuarit ndryshojnë gjatë viteve, shkrimtarë si Andriç janë ata tek të cilët ne kthehemi në çdo kohë.

“Gjeni në shkrimet e tij diçka që ju tregon rrugon që duhet të ndiqni, ose ju jep aprovim mbi faktin që jeni në rrugë të mbarë, që gjithashtu është diçka e çmuar”, shprehet Bazdul.

Andriç dhuroi të gjithë shumën financiare të Çmimit Nobel në mënyre që të bliheshin libra për bibliotekat në vendlindjen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026