Perlat e ‘fshehura’ të Prishtinës, platforma për trashëgiminë kulturore të qytetit

9 Gusht 2022 | 14:18

Përveç vendeve e objekteve tashmë të njohura të Prishtinës, ky qytet ka edhe perla të fshehura të cilat turistët, e shpesh as vendasit, nuk i njohin.

Për këtë arsye, Muamer Hasani e Bekim Xhemili, të mbeshtetur nga Komuna e Prishtinës kane krijuar platformën ‘The Hidden Gems of Prishtina’.

“Sa i përket kafes që po shohim tani, do thoja që jo një i huaj, por një banor i Prishtinës ka nveojë që ta shohë. Është e jashtëzakonshme, është e ndërtar në vitin 1925, ka stil barok” u shpreh Hasani.

Një objekt tjetër është edhe një xhami ne pjesën e vjetër të qytetit, e cila sipas Hasanit shquhet për disa zbukurime e elemente jo-islamike brenda saj.

“Çfarë e bën të veçantë, është mbajtja e qirinjve që përdorej te hebrenjtë”, tha ai.

Ndersa, pika e tretë e vizituar ështe biblioteka Hivzi Sylejmani, e cila falë bienales Manifesta është rikthyer në funksion, pasi ka qenë e harruar.

Përveç këtyre tri objekteve, Prishtina ofron edhe pika të tjera interesante turistike të cilat së shpejti do të bëhen pjesë e kësaj platforme, duke perfshirë edhe ato që gjenden në periferi të qytetit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026