Përleshje me armë zjarri në Vorë

24 Shtator 2024 | 19:13

Dy grupe të rinjsh në Vorë janë përfshirë në një konflikt pasditen e kësaj të marte.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se gjatë konfliktit njëri prej këtyre personave ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Shkak i sherrit dyshohet se është bërë një borxh i mbartur. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Po ashtu mësohet se personat e përfshirë në konflikt nuk janë nga Vora. Si fillim kanë komunikuar në telefon dhe më pas kishin lënë një takim në Vorë për t’u sqaruar. Dyshohet se shtetasi që ndodhej në automjetin tip ‘BMW’ ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMW”.

Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026