Përmblidhen në një event online filma nga katër shtete të Ballkanit Perëndimor

11 Prill 2021 | 17:45

Organizuar me iniciativë të Festivalit të Filmit në Sarajevë, një event nëntë ditor online është i pari në histori që mbledh së bashku katër festivale kryesorë të filmit nga katër vende që flasin të njëjtën gjuhë: Festivali i Filmit në Sarajevë, Festivali i Filmit në Zagreb, Festivali i Filmit Auteur i Beogradit dhe Herceg Novi Festivali i Filmit në Malin e Zi.

“Unë mendoj se me një bashkim si ky me një program dhe iniciativa të përbashkëta, ata mund të sjellin një program që do të jetë edhe më i rëndësishëm, madje edhe më ekskluziv. Një program që do të ftojë të gjithë rajonin dhe jo vetëm audiencën tonë lokale për dialog. Do të sjell histori që ia vlen të diskutohen duke qenë se ne flasim të njëjtën gjuhë”,  tha Ivan Bakrać, koordinator i festivalit.

Eventi  në internet do të shfaqë filma që kanë marrë çmime  apo kanë marrë pjesë edhe në festivalet evropiane. Sikundër filmi “Vdekja e kinemasë” dhe “Babai im” paraqitur më parë në Festivalin e Kanës.

“Rendi i ri”, me regji të Michel Franco; paraqitur në Festivalin e Filmit në Venecia. “Servants”, shfaqur në Festivalin ndërkombëtar në Berlin dhe Një nga ne shfaqur në Festivalin e Filmit në Sarajevë .

“Unë mendoj se një bashkëpunim i tillë është i nevojshëm për të provuar sidomos  në këtë moment pandemie dhe të gjitha problemeve  te tjera. Duhet të shfaqim filma në internet ne duhet ta mbajmë disi audiencën tonë dhe vazhdimisht t’u sigurojmë atyre diçka të re.  Më duket se e ardhmja e jetës së festivalit do të shkojë në drejtimin që festivalet të bashkohen për të shkëmbyer disi programe me njëri-tjetrin, për të shkëmbyer te ftuarit”, tha  Boris T. Matić, producent filmash.

Të katër festivalet kanë të njëjtin mision: të jenë një platformë për promovimin dhe prezantimin e përmbajtjes dhe talentit evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026