Përmbytet varka në brigjet e Jemenit, 38 persona humbin jetën

11 Qershor 2024 | 12:22

Të paktën 38 persona nga Briri i Afrikës kanë vdekur pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Jemenit, thonë zyrtarët lokalë. Të mbijetuarit u kanë thënë shpëtimtarëve se anija, e cila mbante rreth 250 persona, u fundos për shkak të erërave të forta.

Sipas BBC, po vazhdojnë kërkimet për rreth 100 persona të cilët janë ende të zhdukur. Autoritetet lokale në Rudum, në lindje të Adenit, thanë se ata në bord ishin emigrantë, kryesisht nga Etiopia, të cilët përdorin Jemenin si një pikë tranziti për të arritur në shtetet e Gjirit.

Hadi Al-Khurma, drejtori i rrethit Rudum, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se anija u mbyt para se të arrinte në brigje.

“Peshkatarët dhe banorët arritën të shpëtojnë 78 prej emigrantëve, të cilët raportuan se rreth 100 të tjerë që ishin me ta në të njëjtën varkë janë të zhdukur.

“Kërkimet janë ende në vazhdim dhe Kombet e Bashkuara janë informuar për incidentin”, tha ai.

Sipas OKB-së, 97,000 emigrantë mbërritën në Jemen nga Briri i Afrikës vitin e kaluar. Rritja ka ndodhur pavarësisht luftës në Jemen dhe sulmeve të fundit të Houthi-ve ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026