Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Slloveni, evakuohen banorët

4 Qershor 2024 | 15:20

Në qytetin e Boraçevës në Slloveni, reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha dhe banorët janë evakuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Gjithashtu mediat vendase kanë bërë me dije se zonat e përmbytura nuk kanë ujë të pijshëm.

Në komunat Gornja Radgona dhe Radenci, janë shkaktuar të paktën 16 rrëshqitje të dheut, duke kërcënuar rrjetin e furnizimit me energji elektrike, dhe atë të ujësjellës-kanalizimeve.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka pranuar 131 raportime për incidente në të cilat kanë intervenuar 47 njësi zjarrfikëse, ndërsa probleme të mëdha kanë 6 komuna.

Sipas përllogaritjeve të para është bërë një dëm i madh. Sipas qeverisë është vlerësuar se dëmi në infrastrukturën komunale është rreth 400 mijë euro, ndërsa në objekte private një milion euro.

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026