PAMJE/ Përmbytjet në Ferras, evakuohet banorja e bllokuar që thirri për ndihmë
Situata nga përmbytjet në fshatin Ferras, në Bashkinë Fier, paraqitet e vështirë. Si pasojë e reshjeve të dendura dhe rritjes së nivelit të ujit, shumë oborre banesash janë përmbytur, ndërsa uji ka depërtuar edhe në katet e para të shtëpive.
Gjatë patrullimeve me gomone në zonat e prekura, Forcat e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura kanë dëgjuar thirrje për ndihmë nga një grua e bllokuar në banesën e saj. Strukturat e angazhuara kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur evakuimin e saj në kushte sigurie.
Kujtojmë që këtë të enjte, më 8 janar, autoritetet civile në Fier kanë shpallur evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Ferras, për shkak të rrezikut të lartë nga përmbytjet. Vendimi ka karakter urgjent dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
Evakuimi po kryhet në zbatim të Ligjit nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar të Emergjencave Civile dhe planeve vendore përkatëse, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat e emergjencave në nivel vendor. Sipas legjislacionit në fuqi, autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit është Kryetari i Bashkisë.
Prioritet në procesin e evakuimit u është dhënë fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve që ndodhen në zona të izoluara. Transporti i banorëve po realizohet me mjete të Bashkisë, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe Forcave të Armatosura.
Menaxhimi i strehimit të personave të evakuuar po bëhet nga Bashkia Fier, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, shërbimet shëndetësore dhe strukturat sociale. Autoritetet bëjnë me dije se po sigurohet regjistrimi i të evakuuarve, furnizimi me ushqim, veshmbathje, ndihmë mjekësore, si dhe informim i vazhdueshëm mbi zhvillimin e situatës.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet dhe të bashkëpunojnë me strukturat në terren për garantimin e sigurisë së tyre.
“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)
- 17:33 “Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane