Përmbytjet në Itali, qeveria miraton paketën 2 mld euro për personat e prekur

24 Maj 2023 | 14:08

Është ende herët për t’i vënë një shifër pasojave financiare të përmbytjeve që përfshinë Italinë qendrore, ndonëse dëmet mund të shihen kudo.

Qeveria e kryeministres Meloni miratoi një paketë ndihmash prej 2 miliardë eurosh për të ndihmuar bizneset dhe familjet e prekura nga moti ekstrem.

Agrikultura është sektori më i rrënuar. Rreth 10 milionë bimë në atë që njihet si “lugina e frutave” janë dëmtuar me prodhimin vegjetal që është prekur ndjeshëm.

Sinkron Danilo Verlicchi, drejtor i Konfederatës së Agrikulturës, Ravena:

“Nëse ndihma financiare nuk dërgohet menjëherë, bizneset nuk do të rihapen. Nuk duam që të përsëritet ajo që ndodhi në zona të tjera të Italisë në të kaluarën, ku edhe pas një viti bizneset vazhdojnë të presin fondet”.

“Siç mund të shihni, ujërat kanë mbuluar gjithë zonën. Emilia Romanja është një nga rajonet më të pasura të Italisë dhe impakti i përmbytjeve nga ngritur pyetjen përse fondet kundër tragjedive natyrore nuk janë përdorur kurrë”- tha Giorgia Orlandi.

Në qytetet e prekura, jeta po kthehet gradualisht në normalitet. Edhe pse shirat e dendura janë ndalur për pak ditë, niveli i ujit është ende i lartë. Ky qytet prej 2 mijë banorësh pranë Ravenës është evakuuar tërësisht.

Zjarrfikësit po transportojnë banorët jashtë dhe brenda qytetit. Për disa kjo ishte hera e parë që u kthyen në shtëpitë e tyre për të tërhequr ato që lanë pas.

“Është hera e parë që kam mundur të hyj në shtëpi pas 6 ditësh. Dua të marr me vete çfarë të mundem. Arritëm të shpëtojmë jetët tona. Kjo është më e rëndësishmja”- thotë qyetari.

Shumë njerëz besojnë se më e keqja ka kaluar, edhe pse janë të shqetësuar për të ardhmen.

“Humba gjithçka. Kam jetuar këtu për 20 vjet dhe duhet ende të vazhdoj të paguaj këstet e shtëpisë. Kush do të paguajë? Nuk e di…”- shton një tjetër.

Si banorët ashtu dhe bizneset thonë se janë të lumtur me përgjigjen e qeverisë ndaj emergjencës, por ajo që kërkojnë është që kjo mbështetje të ofrohet pa vonesa.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026

Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë

Një superkompjuter në Kinë ka arritur të zërë vendin e parë në botë, duke u renditur si sistemi më i fuqishëm kompjuterik global, sipas listës...
19:27 | 24/06/2026

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të...
18:58 | 24/06/2026