Përpjekja për të ‘zbutur’ Kinën, Macron dhe Von der Leyen drejt Pekinit
Pas thirrjeve të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për të rivlerësuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike të BE-së me Kinën, të gjithë sytë janë në udhëtimin e saj të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron në Pekin.
Von der Leyen do të zhvillojë një takim trepalësh me Macron dhe presidentin kinez Xi Jinping të enjten.
Lidhjet tregtare duke përfshirë aksesin në treg dhe praktikat e konkurrencës së ndershme pritet të diskutohen në takim.
BE-ja ka akuzuar Pekinin për përdorimin e taktikave për të shantazhuar vendet më të vogla që të minimizojnë kritikat ndaj politikave kineze. Në vitin 2022, Kina ishte partneri i tretë më i madh për eksportet e mallrave të BE-së dhe partneri më i madh për importet e mallrave të bllokut, një tregues i rëndësishëm se ku qëndrojnë realisht marrëdhëniet mes të dyjave. Sipas shumë analistëve, udhëtimi do të shfrytëzohet nga presidenti kinez Xi Jinping për të bindur disa liderë evropianë që t’i kthehen biznesit si më parë.
Presidenti Macron nga ana tjetër dëshiron të pengojë Kinën që të afrohet edhe më shumë me Rusinë, por disa analistë paralajmërojnë se nuk ka shumë hapësirë për manovrim duke pasur parasysh se natyra e marrëdhënieve midis Pekinit dhe Moskës është shumë strategjike.
Madje raportet mes tyre janë forcuar edhe pas vizitës së presidentit kinez në Rusi, presidenti francez dhe Von der Leyen synojnë të paralajmërojnë Kinën për pasojat e mundshme në rast të mbështetjes së mëtejshme ushtarake për Rusinë dhe gjithashtu të përpiqen të kenë më shumë qartësi mbi mundësitë që Rusia q\të vendos armë bërthamore në Bjellorusi.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta