Përpjekje për destabilizimin e Moldavisë? Reagon Moska
Moska ka kundërshtuar insinuatat për përpjekjen e supozuar të Rusisë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Moldavisë dhe për të minuar situatën në këtë vend.
Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje Kishinaut zyrtar që të mos i nënshtrohet provokimeve dhe të udhëhiqet nga interesat e qytetarëve.
“Ne refuzojmë me vendosmëri insinuatat rreth dëshirës së pretenduar të Rusisë për të ‘minuar’ situatën në Moldavi. Ndryshe nga vendet perëndimore dhe Ukraina, ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Moldavisë dhe vendeve të tjera të botës. Rusia nuk përbën kërcënim për sigurinë të Moldavisë dhe mbron zhvillimin e një bashkëpunimi dypalësh reciprokisht të dobishëm dhe të barabartë”, thuhet në deklaratën e ministrisë, shkruan Ria Novosti.
Më parë presidentja e Moldavisë, Maja Sandu tha se në atë vend po përgatitet një përpjekje për të ndryshuar rendin kushtetues dhe i bëri thirrje parlamentit që të forcojë legjislacionin e sigurisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij në Këshillin Evropian, njoftoi më parë se shërbimi i inteligjencës ukrainase kishte përgjuar gjoja “planin rus” për “shkatërrimin e rendit demokratik” në Moldavi dhe se pala ukrainase kishte paralajmëruar udhëheqjen moldave.
LEXONI GJITHASHTU
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë