Përplasi avionin për klikime, e pëson keq YouTube-ri amerikan
Prokurorët amerikanë thonë se një YouTube-r, i cili me dashje rrëzoi një aeroplan për shikime, do të deklarohet fajtor për pengimin e një hetimi federal duke pastruar vendin e rrëzimit.
Trevor Jacob, 29 vjeç, postoi videon e rrëzimit të avionit në YouTube në dhjetor 2021, duke lënë të kuptohet se ishte një aksident. Ai ka mbi 2.9 milionë shikime deri më sot.
Në një marrëveshje për pranimin e fajësisë, ai tha se e filmoi videon si pjesë e një marrëveshjeje sponsorizimi produkti.
Ai mund të përballet me 20 vjet burg.
Piloti 29-vjeçar dhe parashutisti ka rënë dakord të deklarohet fajtor për një akuzë të shkatërrimit dhe fshehjes me qëllimin për të penguar një hetim federal, tha departamenti i drejtësisë amerikane në një deklaratë të enjten.
Avioni u rrëzua në Pyllin Kombëtar Los Padres 35 minuta pas ngritjes. Ai shkoi në vend dhe gjeti pamjet.
Disa shikues të YouTube ishin skeptikë për rrëzimin, duke vënë në dukje se Jacob tashmë kishte veshur një parashutë dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të ulur avionin në mënyrë të sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin