Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, Bollano në gjendje të rëndë shëndetësore në spital

23 Dhjetor 2022 | 13:02

Dy ditë pasi aksidentoi për vdekje një 17-vjeçar, gjendja shëndetësore e ish-kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano është përkeqësuar.

Aktualisht, Bollano gjendet në Spitalin e Vlorës. 66-vjeçari vuan nga leucemia e diabeti dhe ka mbërritur në spital me hipertension të lartë dhe vlera të larta të diabetit.

Edhe më parë, ai ka pasur probleme në zemër të cilat i janë kthyer në kritike pas aksidentit.

Ditën e sotme, pritet që Bollanos t’i komunikohet masa e sigurisë “Arrest me burg” në 13:30 në ambientet e Spitalit të Vlorës.

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano u arrestua ditën e djeshme nga policia, pasi aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Elio Hamiti.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë rreth orës 17:00, teksa Bollano duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, aksidentoi të miturin, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra. 17-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026