Përplasja Hungari-Ukrainë, ministrat e Jashtëm zbusin tonet, por vetoja mbetet

30 Janar 2024 | 12:34

Përplasja diplomatike disavjeçare mes Ukrainës dhe Hungarisë bëri një hap përpara drejt zgjidhjes gjatë takimit mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve, edhe pse nuk u arrit ndonjë hap konkret sa i takon bllokadës që Hungaria i ka bërë ndihmës prej 50 miliardë eurosh që BE ka planifikuar për Kievin.

Paketa e ndihmave u bllokua nga kryeministri Viktor Orban, që vendosi veton në samitin e dhjetorit.

“Ndoshta nuk është një ekzagjerim dhe kolegët nuk e marrin si mungesë respekti nëse unë përdor fjalën “pritje” që anëtarët e komunitetit kombëtar hungarez të rifitojnë të drejtat e tyre që ekzistonin që në 2015-n”, tha Peter Szijjarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë.

Ndërkohë, shtëpia në Kharkiv e familjes së ushtarit dhe atletit olimpik Dmytro Sharpar, i cili ndërroi jetë në Bakhmut, u dëmtua si pasojë e një bombardimi.

Ngjarja ndodhi një vit pasi familja mori lajmin e vdekjes së djalit të saj. Dmytro ishte një yll në ngjitje i atletikës ukrainase. Në 2016-n ai hyri në listën e 10 sportistëve më të mirë të rinj dhe kishte fituar medalje të shumta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026