Përplasje mes komisionerëve të PS-së dhe PD-së në Libonik të Korçës, radhë të gjata në votime
Në Libonik të bashkisë Maliq janë shfaqur probleme në një qendër votimi, për shkak të debateve të komisionerëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Ka rinisur procesi, ndërkohë që vërehet një numër i lartë i personave të grumbulluar duke mos respektuar masat anti-COVID. Policia është në monitorim të situatës.
Në Trestenik të bashkisë Devoll procesi nisi dy orë me vonesë dhe shkak është bërë mungesa e operatorit i cili bënte identifikimin e kartës së identitetit. Momentalisht procesi është duke vijuar në mënyrë manuale.
Ndërkaq, Në Pirg të bashkisë Maliq janë konstatuar probleme me dy aparaturat e identifikimit që janë zëvendësuar me një të tretë.
Në Vashtemi të Bashkisë Maliq një komisioner i PD-së ka pasur një konflikt verbal me një votues, i cili kërkonte të votonte familjarisht. Procesi është ndalur për 50 minuta.
LEXONI GJITHASHTU:
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian