Përplasje e fortë brenda BE-së, Francë-Gjermani kundër Poloni-Hungari
Polonia dhe Hungaria bllokuan në Granada marrëveshjen e emigracionit, vendimi shkakton reagime të forta te Franca dhe Gjermania.
Presidenti francez, Emmanuel Macron shpjegoi se kundërshtitë polake dhe hungareze “nuk janë në gjendje të bllokojnë një vendim të shumicës së cilësuar”.
“Ata kanë shprehur kundërshtitë e tyre gjatë tryezës, të cilat e kishin shprehur tashmë në nivel ministror. Por kjo nuk është në gjendje të bllokojë një vendim të shumicës së cilësuar që besoj se është shumë i mirëmenduar dhe na lejon të përparojmë në një mënyrë konkrete”, THA Macron.
Edhe Politikanë të tjerë të Bashkimit Europian reaguan ndaj rezultatit të samitit jo formal, ndërkohë që mediat flasin për “dështim”.
Pas takimit me kryeministren italiane, Xhorxhia Meloni, ndër mbështetëset kryesore të planit për emigracionin, Kancelari gjerman Olaf Scolz akuzoi Poloninë për dërgimin e “dy mesazheve në të njëjtën kohë”.
“Vendet që kritikojnë përpjekjen e përbashkët evropiane për t’u përballur me emigracionin e parregullt, nuk duhet në të njëjtën kohë t’i kalojnë Gjermanisë ata që mbërrijnë në vendin e tyre”, u shpreh Scholz.
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë