Përplasje me armë mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Trento, regjistrohet një i plagosur

10 Prill 2026 | 16:40

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri të shoqëruar me të shtëna arme zjarri, paraditen e së premtes (10 prill) në qendër të qytetit të Trentos, në Itali.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku katër persona janë përfshirë fillimisht në një konflikt fizik. Dy prej tyre ndodheshin në një bar duke pirë kafe, ndërsa dy të tjerët kanë mbërritur në këmbë nga zona e Piazza Fiera.

Pas përplasjes së parë, dy personat që ndodheshin në lokal janë larguar me vrap drejt një tabakerie në rrugën Santa Croce, ku janë ndjekur nga dy të tjerët. Brenda ambientit ka vijuar përleshja, e cila ka degraduar me përdorimin e një arme, dyshohet pistoletë manovre.

I plagosuri ka marrë lëndime në shpatull, ndërsa arma dyshohet të jetë përdorur edhe si mjet goditës gjatë konfliktit.

Alarmin e kanë dhënë pronarja e tabakerisë dhe nëna e saj, të cilat janë fshehur në pjesën e pasme të dyqanit, pa pësuar lëndime.

Policia ka ndaluar të katër personat e përfshirë në ngjarje. Fillimisht u dyshua për një grabitje, por hetimet e deritanishme tregojnë se bëhet fjalë për një konflikt mes dy shtetasve me origjinë shqiptare dhe dy të tjerëve me origjinë nga Afrika e Veriut.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat, ndërsa një nga pistat kryesore është ajo e një përplasjeje për larje hesapesh, e lidhur me trafikun e drogës./Corriere

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026