Përplasje në parlament| Bardhi: Të vijë të raportojë KLSH! Shalsi: Presim përgjigje

25 Korrik 2024 | 11:25

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi nga Kuvendi që Kontrolli i Lartë i shtetit të raportojë mbi punën vjetore në parlament. Bardhi kërkoi nga maxhoranca që ashtu sikurse raportuan instiucionet e tjera të pavarura, edhe KLSH të raportojë brenda këtij sesioni parlamentar.

Bardhi nënvizoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të ftohet të raportojë ditën e premte në seancën plenare. Ai tha se mosthirrja e KLSH-së lidhet me raportet e hartuara për korrupsionin e qeverisë të cilat nuk i pëlqejnë maxhorancës.

“Unë e kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në këtë sallë për shkak të shkeljeve të dyshuara korruptive. Ka qenë KLSH që ka denoncuar aferën e inceneratorëve, skandalin tek onkologjiku. Kontrolli i Lartë i Shtetit do të duhet të ftohet të raportohet ditën e nesërme në seancën plenare”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Eduart Shalsi tha se po vijon përgatitja për projekt-rezolutën e KLGJ, pasi po presin përgjigje në lidhje me skandalin te Onkologjiku.

“Skandali i Onkologjikut, është deklaruar e kallëzim penal, kemi pyetur a ka patur a jo dhe s’kemi ende një përgjigje. Në këtë kontekst, ua thash s’ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj. Po vijon përgatitja për projektrezolutën e KLSH”, tha Shalsi.

Nënkryetarja e Ekonomisë, Sorina Koti, nga radhët e PD kërkoi që të mblidhet me urgjencë Komisionin Ekonomisë dhe të raportojë KLSH.

Ajo shtoi se KLSH i ka dhënë përgjigjet dhe s’ka ngelur asnjë përgjigje e pa dhënë, ndaj duhet të raportojë në parlament.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026