Përplasje për avionin e rrëzuar, 700 ditë nga pushtimi, Zelensky akuza Rusisë

25 Janar 2024 | 20:14

Vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë pasur të pamundur të verifikojnë se çfarë ndodhi në Rusi, ku një avion me 65 të burgosur ukrainas lufte u rrëzua të mërkurën.

Deri tani, në vendin e ngjarjes kanë qenë vetëm oficerët e forcave ruse të sigurisë, të cilët janë përpjekur të mbledhin prova dhe të nxjerrin viktimat nga rrënojat.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një takim me dyer të mbyllura për Ukrainën, pas një kërkese të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili akuzon Kievin për rrëzimin e avionit, ku ndodhej edhe ekuipazhi rus.

E mërkura shënoi edhe 700 ditë që nga nisja e pushtimit rus. Presidenti Volodymyr Zelensky e dënoi agresionin duke thënë: “Është e qartë që rusët luajnë me jetët e të burgosurve ukrainas dhe emocionet e shoqërisë sonë”.

Më herët, ekipe të shpëtimit rikuperuan trupin e një vajze 8-vjeçare nga rrënojat e një godine të lartë që u shkatërrua si pasojë e bombardimeve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të...
08:24 | 15/07/2026