Përplasje të forta mes Musk e Rubio në mbledhjen e kabinetit, Trump fsheh tensionet
Në një zhvillim të pazakontë në sferën politike amerikane, presidenti Donald Trump ka mbajtur një takim të veçantë me sekretarët e kabinetit të tij të enjten, për të diskutuar iniciativat e shefit të Departamentit të Efikasitetit, Elon Musk për uljen e shpenzimeve federale dhe reduktimin e numrit të punonjësve në disa departamente kyçe.
Takimi u mbajt në një atmosferë të tensionuar, pasi Musk, akuzoi sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, për dështimin në reduktimin e stafit në Departamentin e Shtetit. Sipas raportimeve nga New York Times, Musk tha se Rubio ishte “i mirë vetëm për të dalë në televizor”. Miliarderi i teknologjisë minimizoi rolin e Rubios në kryet të DASH, duke nënvizuar se ai nuk ka kryer reformat e nevojshme.
Diskutimet nuk u kufizuan vetëm te departamenti i Shtetit. Musk u përplas gjithashtu me Sekretarin e Transportit, Sean Duffy, Sipas New York Times debati lidhej me linjat ajrore, dhe Departamentin e Aviacionit Federal.
Megjithatë, presidenti Trump, duke u përpjekur të ruajë një imazh bashkëpunimi, shprehu mbështetjen e tij për iniciativën e Musk për uljen e shpenzimeve dhe njoftoi se, nga ky moment, sekretarët e kabinetit do të kenë një rol më të theksuar në drejtimin e politikave, ndërsa këshillimet e Musk do të mbeten në një rol më konsultativ. Një zëdhënëse e departamentit të Shtetit përshkroi takimin si një “diskutim të hapur dhe produktiv”, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë koment të mëtejshëm për ngjarjet.
Presidenti Trump komentoi edhe në rrjetet sociale, përmes platformës Truth Social, se ka udhëzuar sekretarët e tij të bashkëpunojnë me ekipin e Doge për të zbatuar masat për uljen e kostove.
“Ndërsa sekretarët mësojnë dhe kuptojnë njerëzit që punojnë për departamentet e ndryshme, ata do të mund të jenë shumë të saktë se kush do të mbetet dhe kush do të largohet,” shkroi ai.
Trump insiston se nuk ka pasur “asnjë përplasje” serioze gjatë takimit dhe lavdëron si Rubion ashtu edhe Muskun, duke theksuar se marrëdhëniet mes tyre mbeten të forta.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian