Përplasjet Kinë-Tajvan, si nisën tensionet mes ishullit të vetëqeverisur dhe Pekinit

4 Gusht 2022 | 18:47

Tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u rritën për shkak të vizitës në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Kina tha se kjo vizitë “cenon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial” të saj.

Por si kanë nisur tensionet midis ishullit të vetëqeverisur të Tajvanit dhe fqinjit të tij, Kinës.

Ndarja nis në vitin 1949

Komunistët morën pushtetin në Pekin në tetor të vitit 1949, duke mposhtur në luftën civile partinë nacionaliste

Nacionalistët u larguan në ishullin e Tajvanit dhe formuan Qeverinë e tyre në Tajpei, duke shkëputur kontaktet me Kinën.

Më 1950, Tajvani u bë aleat i Shteteve të Bashkuara, që ishte në luftë me Kinën komuniste.

Në vitin 1971: Pekini merr ulësen në OKB

Në tetor të vitit 1971, Pekini mori ulësen e Kinës në Kombet e Bashkuara, që më herët mbahej nga Tajpei.

Më 1979, Shtetet e Bashkuara zyrtarisht shkëputën raportet me Tajvanin dhe vendosën raporte diplomatike me Pekinin.

Uashingtoni shprehu mbështetjen për politikën “Një Kinë”, që do thotë se Tajvani është pjesë e Kinës.

1987-2004: Përmirësimi i raporteve

Në fund të vitit 1987, banorëve të Tajvanit për herë të parë iu lejua që të vizitonin Kinën.Më 1991, Tajvani shfuqizoi qeverisjen nën masa të jashtëzakonshme, duke i dhënë fund në mënyrë të njëanshme gjendjen e luftës me Kinën.

Në zgjedhjet e vitit 2000, partia nacionaliste  për herë të parë humbi pushtetin në Tajvan. Në vitet pasuese, lidhjet ekonomike midis palëve u përmirësuan.

2005-2015: Kërcënime dhe bisedime

Në mars të vitit 2005, Pekini miratoi një ligj që autorizon përdorimin e forcës nëse Tajvani shpall pavarësinë.Në vitin 2010, palët nënshkruajnë Marrëveshjen kornizë të bashkëpunimit ekonomik dhe më 2014 Tajvani dhe Kina mbajnë bisedimet e para midis dy qeverive, që nga ndarja e ishullit.

2016: Përfundon ‘muaji i mjaltit’

Në qershor 2016 Kina ndërpreu komunikimet me Tajvanin, pasi Qeveria e re tajvaneze nuk pranoi që ta njohë politikën e Pekinit “Një Kinë”.

Në janar të vitit 2019, lideri i Kinës, Xi Jinping, paralajmëroi se bashkimi i Kinës dhe Tajvanit është një çështje “e pashmangshme”.

2021: Tensionet SHBA-Kinë

Në vitin 2021 avionët e ushtrisë kineze kryen qindra fluturime në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Në tetor, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja do ta mbrojë Tajvanin nëse Kina e sulmon ishullin. Por, këto komente më pas u tërhoqën pjesërisht nga Shtëpia e Bardhë.

2022: Tensionet rriten për shkak të vizitës së Pelosit

Më 23 maj, presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje Perëndimit që të ketë një pozicion të fortë kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe të pengojë Kinën që të marrë me forcë Tajvanin. Ai përsëriti qëndrimin se SHBA-ja do ta mbrojë Tajvanin në rast të një pushtimi kinez.

Më 2 gusht, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, nisi vizitën në Tajvan, pavarësisht paralajmërimeve të Kinës duke shtuar zemërimin e Pekinit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parandalohet sulmi me bombë në një aeroport në Kaliforni, arrestohet 49-vjeçari

Një burrë që mbante një pajisje shpërthyese mjaftueshëm të fuqishme për të dëmtuar një avion, si dhe një çakmak, thikë, lidhëse plastike dhe sende të...
20:44 | 04/06/2026

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj të gjitha pyetjeve të hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë, ndërsa foli me gazetarët që mbulonin forumin...
20:13 | 04/06/2026