English

Përqafoni zhvillimet teknologjike për një kompani të qëndrueshme në të ardhmen dixhitale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Imagjinoni një botë ku miliarda njerëz janë të gjithë të lidhur me njëri tjetrin nëpërmjet pajisjeve me fuqi procesimi të pamenduar më parë dhe me qasje të pakufizuar në informacion. Shtojini kësaj numrin e shpikjeve teknologjike në fushën e inteligjencës artificiale, robotikës, Internet of Things, nano teknologjisë, bioteknologjisë, dhe llogaritjeve kuantike.

- Advertisement -

Mirëseerdhet në Revolucionin e Katërt Industrial!

Në këtë episod të RISI, do të ndalemi pikërisht te ndryshimet që po sjell ky revolucion, dhe se si Vodafone po i jep mundesi bizneseve Shqiptare për t’i përqafuar ato e për të qënë gjithmonë në pararojë.

Përparimet e pandalshme teknologjike i kanë dhënë botës një ritëm më të shpejtë, ndërsa kanë gjetur zgjidhje efikase për shumë probleme të jetës së përditshme, por edhe i kanë sjellë njerëzit më pranë, pavarësisht largësisë fizike.

Dixhitalizimi i vazhdueshëm po i jep edhe më shumë vrull një stili të ri jetese të ndërlidhur, që synon deri në dekadat e ardhshme të ketë përfshirë të gjithë njerëzimin. Hapat galopante të teknologjisë janë domosdoshmërisht të integruara me jetën e gjithsecilit, që nga komunikimi dhe deri tek mundësitë për fuqizim ekonomik e gjithëpërfshirje.

Transformimi dixhital, i cili mendohej një dekadë më parë si monopol i kompanive të sipërmarrësve miliarderë në Silicon Valley, tanimë është i disponueshëm për çdo biznes që ka vizionin të bëhet pjesë e së ardhmes.

Platformat e përparuara teknologjike që u shërbejnë bizneseve dhe nevojave të tyre janë një domosdoshmëri për t’u bërë pjesë e së ardhmes dhe për të qenë në pararojë të sfidave, që me ndihmën e specializuar mund të kthehen lehtësisht në pika të forta.

Kjo është dhe qasja që ka ndjekur një prej liderëve botëror në fushën e telekomunikacionit dhe shërbimeve teknologjike, Vodafone. I renditur si kryesuesi i listës së Rrjeteve Globale të Shërbimit, Vodafone prej vitesh punon me vizionin për të ndihmuar kompanitë e ndryshme në rrugëtimin e tyre për të përqafuar botën dixhitale.

Me avantazhin e një platforme lider në fushën e IOT, si dhe shtrirjes gjeografike globale, Vodafone Business është një prej këtyre mundësive të arta të përparimit. Duke përshtatur teknologjitë e reja me nevojat e bizneseve, kjo platformë i vjen kompanive në ndihmë përmes shfrytëzimit të mundësive që ofron inovacioni.

Sipas nje studimi boteror te kryer nga Vodafone Business mbi IoT  jane nxjerrë në pah sfidat kryesore në fushën e të bërit biznes për vitin 2020. Ajo qe u zbulua nga ky studim eshte se 84% e bizneseve kane ndjere se IoT u ka mundesuar atyre vazhdimesine e aktivitetit gjate pandemise, i ka ndihmuar ata te qendrojne te lidhur me klientet e tyre, furnitoret apo punonjesit. Cdo dite e me shume bizneset i drejtohen IoT per ti ndihmuar ata te behen me te forte dhe te pershtaten perballe ngjarjeve te paparashikuara.

Aftesia e bizneseve per te shfrytezuar teknologjine eshte atributi me kryesor qe i ben ata te jete “Gati per te ardhmen”. Keto biznese kanë një qëndrim pozitiv ndaj ndryshimeve dhe janë të hapur ndaj teknologjisë së re. Ata planifikojnë te ardhmen e tyre teknologjike dhe punojne me strategji te detajuara, pershtaten me tendencat dhe sfidat e reja, duke i bere me te shpejte se sa kompetitoret.

Ky vit shenoi nje moment historik per Vodafone IoT duke bere qe te arrihet shifra e 100 milion lidhjeve IoT ne mbare boten.

Sipas Erik Brenneis, drejtorit te IoT ne Vodafone Business: “- Drejtuesit e bizneseve kane kuptuar se  aksesi ne te dhena dhe procese te automatizuara lehtesojne rrugen drejt dixhitalizimit, si dhe u ofron atyre me shume efikasitet, fleksibilitet dhe diferencim.”

Falë ekspertizës në komunikim, Vodafone Business është në krah të kompanive shumëkombëshe, sipërmarrjeve në hov, strukturave qeveritareve dhe bizneseve të vogla kudo në botë. Ndër to mund të përmenden partneritetet me Ryan Air, Acenture Securities, Coca Cola, Lufthansa Technik e shumë të tjerë.

Prezenca e Vodafone në Shqipëri, ka mundësuar që këto risi teknologjike t’i ofrohen edhe kompanive të ndryshme shqiptare, të cilat po shijojnë në pararojë frytet e dixhitalizimit përmes: Zgjidhjeve të ndryshme për të monitoruar performancen e biznesit te tyre duke pasur vizibilitet te plote ne kohe reale per mjetet, paisjet apo produktet e tyre, duke kontrolluar komunikimin e makinerive & pajisjeve nëpërmjet zgjidhjeve Smart IOT si dhe platformes qe lidh te gjitha paisjet inteligjente.

Nuk mund te leme pa permendur zgjidhjet e marketingut që i japin mundësinë bizneseve të rrisin komunikimin dhe angazhimin me klientët nëpërmjet fushatave marketing si dhe sherbimeve Cloud qe mundesojne efektifitet ne pune, siguri në rrjet dhe ruajtje të të dhënave të biznesit sipas standardeve ndërkombëtare.

Nuk ka rëndësi nëse jeni një biznes i vogël apo i madh, me ambicie lokale ose globale, pasi platforma është krijuar për t’iu përshtatur të gjitha nevojave që ka një biznes, që nga menaxhimi i aseteve fizike deri tek monitorimi i cilësisë së produktit dhe të dhënave demografike të klientëve.

Një biznes i suksesshëm karakterizohet nga një strukturë e qëndrueshme, që bazohet mbi teknologjinë më të fundit, zgjidhjet inteligjente dhe platformat dixhitale.

Qofshin nevojat tuaja frigoriferë inteligjentë që monitorojnë produktet, matin temperaturën apo lokalizojnë vendndodhjen në kohë reale duke optimizuar kostot e mirëmbajtjes apo jeni në kërkim të fuqizimit të strategjisë suaj të komunikimit me klientët përmes platformave të marketingut, Vodafone Business mund të gjejë në çdo kohë zgjidhjen e duhur për të rritur biznesin dhe për të lehtësuar punën tuaj.

Kur imagjinata është pa limit, të tilla janë dhe mundësitë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?