Qeveria është duke studiuar mundësitë e një hapjeje të kontrolluar të jetës sociale dhe ekonomike rreth datës 15 prill. Këtë e ka deklaruar kryeministri Rama, i cili njofton vendime të tilla fillimisht në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Por qeveria duhet të jetë e kujdesshme në vendimmarjen për një dalje të pjesshme nga izolimi, duke pasur parasysh rrezikun shëndëtësor, ekonomik dhe social.
Shtimi i testimeve të shënjestruara, siç po ndodh në disa vende, mund të jetë një strategji për t’u vlerësuar për t’i dhënë frymëmarrje sektorëve jetikë të ekonomisë, bujqësisë, turizmin për t’u rikthyer në punë.
Por çdo hapje aktiviteti duhet të shoqërohet me fasha të qarta oraresh, turnesh dhe protokolle të kushteve fitosanitare për çdo kompani dhe individ që ndan ambjente kolektive. Autoritetet shtetërore duhet të jenë totalisht të përfshira dhe të angazhuara për të garantuar respektimin e rregullave të reja, duke shtuar monitorimin për abuzimet në kushte apo çmime.
Në fazën e parë të zbutjes së masave duket e vështirë hapja e bareve dhe restoranteve, por hotelet në zonat turistike duhet të marrin masa për t’ju përgjigjur një fluksi të pushuesve vendas, qoftë në shtëpitë e dyta në zonat bregdetare apo për shfrytëzimin e hoteleve kur temeperaturat e larta kanë mbërritur tashmë.
Sërish qeveria duhet të marrë masat të hartojë planë funksionale dhe të besueshme për rastet e emergjencës, kur ndonjë punonjës i sektorit hotelier apo pushues rezulton i infektuar dhe të jenë në dispozion ambejente karantimi të detyrueshme për bizneset.
Në kushtet kur maxhoranca po harton amendamente në Kodin Penal, që sipas shoqërisë civile shkelin të drejtat dhe liritë themelore të indvidivit, institucionet shtëtërore, policia, tatimet, bashkitë, duhet të angazhohen në garantimin e sigurisë publike, përmes respektimin rigoroz të rregullave të reja.
Gjithashtu, do të duhet që sakrificat e qytetarëve dhe kompanive të shpërndahen edhe në kontratat e PPP-ve duke i shtyrë të paktën për një vit të gjitha projektet që nuk kanë rëndësi jetike në kushtet e izolimit dhe të normalitetit të ri, që po vendoset në mbarë botën.