Përse lëngojnë zgjedhjet në Shqipëri? Islami dhe Shameti: Problemi më i madh është funksionimi i partive

18 Qershor 2020 | 18:06

Ish-deputetit Kastriot Islami tha në Euronews Albania se asnjë sistem nuk mund t’i zgjidhë tërësisht problemet që hasen në garat elektorale, por tha se duhet zbatuar vullneti politik.

“Unë do them dy gjëra që janë si piketa: E para, ndryshimi i fundit i sistemit është bërë në 2008. Në botë ka tre sisteme; mazhoritar proporcional dhe të përzier, në Shqipëri janë provuar të tre grupet. Në të gjitha raportet shkruhet blihet vota, kërcënohen votuesit. Konkluzioni është që sistemi nuk e korrigjon dot as vullnetin, as blerjen e votës  as kërcënimin e votuesve”, tha ai.

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Element” në Euronews Albania, Sokol Shameti, ndau të njëjtin qëndrim me ish-deputetin e Partisë Socialiste. Ai theksoi se anomalia kryesore në zgjedhjet shqiptare është sepse palët e kanë më të lehtë të ndryshojnë rregullat e lojës se sa vullnetin për të garantuar një proces demokratik.

“Nuk ka një sistem të mirë dhe të keq, por ka një vullnet për të zbatuar atë sistem, ata që janë zbatuesit e proceseve zgjedhore. Anomalia që kemi është sa herë bëhen zgjedhje, tregon se ne e kemi më të lehtë të ndryshojmë rregullat se sa sjelljen. Ka një konflikt interesi. Mbrojtjen ndaj vjedhjeve nuk e bëjnë hajdutët, por ata që duan të mbrohen. Në vendet që janë demokratike ajo që ndryshon është sjellja”, tha ai.

Ish-deputeti tha se problemi më i madh sot është se Kuvendi i Shqipërisë e ka humbur legjitimitetin. Sipas tij, në vendin tonë janë provuar shumë sisteme zgjedhore, por sot vijon të jetë i njëjti konfiguracion. Ai dha disa ide, të cilat në pikëpamjen e tij do të ndryshonin situatën zgjedhore në Shqipëri.

“Nuk ka sistem më të mirë në botë. Të gjithë sistemet janë demokratike. Ka sisteme që adaptohet dhe përshtaten më mirë. Unë jam në parim kundër që të diskutohet ndryshimi i këtij sistemi, por së pari duhet të ngrihet një komision gjithëpërfshirës. Ky parlament ka një problem shumë të madh pasi zgjedhjet nuk janë njohur. Ka një dëmtim të legjitimitetit. Ka 30 vjet, janë provuar të gjitha sistemet dhe kemi këtë konfiguracion që kemi. Nuk e paskan fajin sistemet. Hajde bëjmë proporcional kombëtar pa prag. Ky problem që kemi ne nuk e ndryshon dot sistemi, sistemi mund të japë një kontribut. Unë do të thoja se duhet bërë një analizë se çfarë ka ndodhur, dhe çfarë duhet të korrigjojmë. Problemi më i madh është funksionimi i partive. Një variant është emancipimi, por kjo do kohë. Një variant tjetër është që të kauntifikohet pasi partitë janë elementë kushtetues, pra janë elementë që nuk funksionojnë jashtë sistemit kushtetues. Këtu (kufizimi i mandateve) mund të kishte një kufizim. Ne kemi hallin që një person mos të zgjidhet shumë herë”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021