Përse Rusia mori vendimin të tërheqë ushtrinë në kufirin me Ukrainën?

23 Prill 2021 | 14:51

Nga dita e djeshme është raportuar se Rusia ka filluar tërheqjen e trupave të saj ushtarake  nga vija e frontit në rajonin Donbass të Ukrainës.

Një veprim i tillë u bë me dije  nga ministri rus i Mbrojtjes Shoigu dhe është mirëpritur nga Presidenti i Ukrainës  Zelenskiy, i cili e ka cilësuar një ulje të tensioneve mes dy vendeve.  Sipas analistëve tërheqja e trupave erdhi  pasi administrata amerikane e Joe Biden  u shpreh e hapur për dialog për të diskutuar me Moskën mbi këtë  çështje.

“Disa mendojnë se ky veprim është një sinjal për administratën amerikane  e cila është e gatshme për dialog. E mes shumë çështjeve të tjera,  problemet me Ukrainën  mund të diskutohen në mënyrë bilaterale. Në princip më duket se ky version meriton vëmendje, pasi  sanksionet që u miratuan kohët e fundit nga administrata  Biden, në përgjithësi, janë mjaft simbolike, gjithçka mund të ishte edhe më keq. Por  vetëpërmbajtja e kësaj administrate dhe gatishmëria e saj për dialog ndoshta ndikoi gjithashtu në pozicionin e Moskës”, tha Andrey Kortunov, drejtor i Këshillit për Çështjet e Jashtme në Rusi.

Presidenti i Ukrainës Zelenskiy ka ftuar homologun rus Vladimir Putin që të bisedojnë  në territoret e diskutueshme, por presidenti rus tha se një takim i tillë duhet të mbahet në Moskë.

Sipas NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, grumbullimi i fundit i forcave ruse  ishte me i madhi që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në lindje të Ukrainës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026