Përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, reagon për herë të parë Rusia
Moska i bëri thirrje Iranit dhe Izraelit të ushtrojnë vetëpërmbajtje mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.
Deklaratat u bënë nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili kërkoi qetësimin e situatës në mënyrë që të mos arrihet në destabilizimin e rajonit.
“Është shumë e rëndësishme që të gjithë të ushtrojnë vetëpërmbajtje në mënyrë që të mos destabilizohet rajoni, i cili tashmë nuk është stabël”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Tehrani ka lëshuar kërcënime të reja kundër Izraelit lidhur me një sulm në fillim të këtij muaji ku u vran dy gjeneralë iranianë.
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah, Ali Khamenei, e cilësoi sulmin ajror që shkatërroi konsullatën e Iranit në Siri, si një goditje kundër një posti diplomatik që konsiderohet territor iranian. Ai premtoi se Irani do të kundërpërgjigjet dhe hakmerret ndaj Izraelit.
Sulmi vrau 12 persona: shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare iraniane, katër sirianë dhe një pjesëtar i milicisë së Hezbollahut. Izraeli nuk e ka pranuar përfshirjen e tij, megjithëse është përgatitur për një përshkallëzim të luftës me Hezbollah që komandohet nga Irani.
LEXONI GJITHASHTU:
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani