Përshpejtimi i reformave drejt BE-së, Gonzato: Program kyç, garancia për fëmijët
Këtë të mërkurë po zhvillohet Konferenca Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se konferenca shërben si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato në hapje të konferencës kërkoi një vëmendje më të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj atyre që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo problematikave të tjera
. Ai tha se procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratimi i legjislacionit, por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj
“Fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera duhet të kenë shanse të barabarta. Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është a po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajoni në veçanti në të cilën ka ende largim të trurit. Në nivel të bashkimit në BE, dëshironim t’i përgjigjeshim kësaj thirrjeje. Në planin e veprimit te shtylla evropiane kemi objektivin tonë për një Evropë më të fortë sociale, një nga objektivat deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo përjashtim social në të paktën 15 milionë në përgjithësi dhe shifra për fëmijët është 5 milion. Nuk duhet të jenë më në varfëri.
E shikojmë garancinë për fëmijët si një nga programet më kyçe për të ofruar mbështetje për të rinjtë. Në mënyrë që fëmijët të kenë qasje efektive në shëndetësinë falas, në arsimin cilësor dhe të lirë, strehim me dinjitet por edhe ushqimin e duhur. Po të vëmë në prioritet mirëqenien e fëmijëve atëherë do të ketë zhvillim dhe ecuri më të mirë sociale.
Nga këndvështrimi ekonomik duhet kontribut edhe për integrimin e tyre në tregun e punës dhe në jetën shoqërore, që tranzicioni nga shkolla në puna ta kalojnë më lehtë dhe duke iu ofruar mundësi më të mira ekonomike. Shqipëria ka rini fantastike dhe janë investimi në të ardhmen e Shqipërisë. Por siç e thashë duhet të kalojmë te fjalët te veprat.
Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj. Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor. ”, u shpreh Gonzato.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë