Përshtatën banesat në Durrës për ushtrimin e prostitucionit! Pranga organizatores armene, procedohen katër të tjerë

18 Janar 2026 | 10:39

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetase nga Armenia, organizatore, dhe ka proceduar penalisht një shtetase nga Peruja, pasi të dyja kishin marrë me qira dy apartamente në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion.

Në kuadër të operacionit të koduar “STORM”, në pranga ka rënë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion, dhe është proceduar penalisht 22-vjeçarja nga Peruja, si dhe tre shtetas nga qarku Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Kishin marrë me qira dy apartamente në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion.

Vihet në pranga një shtetase nga Armenia, si organizatore, si dhe procedohet penalisht një shtetase nga Peruja për prostitucion.

Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, shtetaset e huaja kanë refuzuar të hapin dyert e apartamenteve, të cilat më pas u hapën me ndihmën e punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës.

Gjithashtu, procedohen penalisht edhe 3 shtetas shqiptarë për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit policor të koduar “STORM”, për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, pas një hetimi dyjavor me metoda speciale, finalizoi fazën e 13-të të këtij operacioni.

Si rezultat i operacionit, në zonën e Vollgës, Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjithashtu, gjatë operacionit u procedua penalisht një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas nga qarku Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

https://streamable.com/3r1ojm
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026

Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që,...
18:54 | 14/07/2026