“Personazhi kryesor është Lulzim Berisha”, Ferhati: Të tjerët në video nuk janë kategoria e tij

5 Maj 2026 | 21:29

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur lidhur me videon e shpërndarë nga një festë në qelinë e burgut të Durrësit. Ferhati thekson se në këtë video personazhi kryesor që identifikohet është Lulzim Berisha.

Ai shtoi se Berisha është nën hetim dhe i pandehur për vepra shumë të rënda penale. Sa i përket personave të tjerë që shihen në video, gazetari theksoi se ata nuk janë të të njëjtës kategori me Berishën.

“Ka qarkulluar kjo video në rrethe të ngushta para se të publikohej nga kolegu Vezaj dhe bëhet fjalë për një festë ku janë disa personazhe. Ndërkohë personazhi kryesor që identifikohet patjetër që është Lulzim Berisha.

Një personazh i cili mbahet me masë sigurie “arrest me burg” si person nën hetim dhe i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për vepra shumë të rënda penale. Ka dhe individë të tjerë aty të cilët deri diku janë të identifikueshëm.

Nuk janë kategoria po themi e Lulëzim Berishës. Personat e tjerë të cilët e shoqërojnë janë duke festuar, shikohen në pamje pijet alkoolike që po konsumojnë. Me këto pamje, këtë mund të vërtetojmë.

Sigurisht që është një pamje e cila nuk është aspak normale për një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale. Kanë festat e veta dhe ato nuk e di çfarë sebepi kam patur. Pak kohë më para se të dilte kjo video, ndodhi ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në sistemin penitenciar gjatë viteve të fundit që ishte vrasja që ndodhi në burgun e  Peqinit.

Atje para se të ndodhte kjo ngjarje, diçka e ngjashme ndodhi ku një sebepet ku dikush u bë gjysh të mos gaboj, organizoi një festë të tillë dhe pati dhe një video por që nuk rrodhi deri në media”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026

Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

129 vdekje të parakohshme për çdo 100 mijë banorë. Ky është bilanci i lidhur me ekspozimin ndaj ndotjes nga grimcat e imëta PM2.5 në Shqipëri,...
17:35 | 27/07/2026