Përvetësimi i dokumenteve/ Akuza të reja, rëndohen pozitat e ish-presidentit Trump
Akuza të reja rëndojnë ndaj Donald Trump. Këtë herë, ish-presidenti akuzohet se i ka kërkuar një punonjësi në resortin e tij Mar a Lago të fshijë pamjet e kamerave filmike, të cilat mund të zbulojnë se si kutitë me dokumente të klasifikuara hynë në rezidencën e tij në Florida.
Në këtë çështje janë të përfshirë tre të pandehur: Karlos de Oliveira, kreu i mirëmbajtjes në resortin e Trump, vetë ish-kreu i shtetit dhe ndihmësi i tij personal Uollt Nota. Me këto të fundit, shkon në 40 numri i akuzave me të cilat Trump përballet.
Në rastin e dokumenteve të klasifikuara Trump dyshohet se kishte marrë një stok dokumentesh sekrete në kompleksin e tij dhe nuk i kishte kthyer ato pasi nuk ishte më president i Shteteve të Bashkuara.
Gushtin e kaluar, gjatë një bastisjeje të FBI-së u zbuluan të paktën 14 kuti të mbushura me informacione të rezervuara.
Vetë Trump mohon çdo shkelje. Ai i ka quajtur akuzat e fundit një “ndërhyrje zgjedhore në nivelin më të lartë”. Ai synon ende të kandidojë për president vitin e ardhshëm, pavarësisht se ndodhet i përfshirë në një seri procesesh gjyqësore.
Aktualisht ai është në pritje të gjyqit për dhënie parash në mënyrë të fshehtë, për shpifje në dëm të një shkrimtareje dhe për tentativë për përmbysjen e rezultatit zgjedhor, rast për të cilin po hetohet nga prokurorët e shtetit të Xhorxhias.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë