Pesë të vdekur nga COVID-19, bien infektimet
Shqipëria ka regjistruar rënie infektimesh me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë thotë se pesë qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa nga 3067 teste të kryera, 207 prej tyre janë konfirmuar pozitivë me coronavirus.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3847
Durrës 906
Fier 733
Shkodër 654
Vlorë 543
Elbasan 474
Berat 370
Lezhë 335
Gjirokastër 233
Korçë 203
Kukës 185
Dibër 172.
Autoritetet bëjnë me dije se 498 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total në 160,628 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në Shqipëri janë mbi 8 mijë raste aktive, ndërsa 2718 persona kanë humbur jetën dhe pjesa më e madhe e tyre kanë qenë më sëmundje të tjera shoqëruese.
Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve