Pesë të vdekur nga stuhitë në SHBA
Disa shtete në Shtetet e Bashkuara po përgatiten për më shumë reshje të borës dhe temperatura më të ulëta, ndërsa në lindje të vendit miliona persona u evakuuan dhe pesë persona vdiqën si pasojë e stuhive dimërore.
Stuhia e fundit pritet të mbërthejë mbarë vendin gjatë kësaj jave, duke sjell erëra nga Arktiku në rajonet veriore dhe duke bërë që parashikuesit e motit të paralajmërojnë për mot të ftohtë nga Kalifornia e deri në Mejn.
“Një stuhi e fuqishme e Arktikut zbret në jug nga Kanadaja dhe paralajmëron ardhjen e temperaturave më të ftohta deri më tani në këtë sezon në veri, që do të zbresin në zero”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.
Ky paralajmërim vjen pasi disa stuhi të fuqishme shkaktuan tornado në jug, vërshime të rrezikshme në lindje dhe erëra të fuqishme në pjesë të tjera të SHBA-së, duke shkaktuar pengesa në fluturime dhe duke detyruar disa guvernatorë që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në shtetet e tyre.
Mbi 400.000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike të mërkurën, përfshirë 140.000 në Nju Jork.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se do të ketë reshje të mëdha të borës dhe erëra deri në 96 kilometra në orë në verilindje të shtetit.
Shkencëtarët kanë thënë se njerëzimi po vazhdon ta ngrohë planetin duke djegur lëndë fosile dhe temperaturat në botë do të bëhen gjithnjë e më shumë të paparashikueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia
Kallas: Sulmet e reja nga Irani dhe SHBA-të ndërlikojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës
Samiti i NATO-s, Erdogan: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë për arritjen e marrëveshjes SHBA-Iran
- 13:10 Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia
- 12:59 E pazakontë apo e parashikueshme? Si po e dominon Evropa Kupën e Botës
- 12:47 Kallas: Sulmet e reja nga Irani dhe SHBA-të ndërlikojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës
- 12:45 Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
- 12:34 Samiti i NATO-s, Erdogan: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë për arritjen e marrëveshjes SHBA-Iran
- 12:32 Rusia kthehet në Olimpiadë! Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq pezullimin e vitit 2023