Peshëngritësi Daniel Godelli rezulton me doping, rast i përsëritur apo keqkuptim?

5 Korrik 2023 | 09:23

Peshëngritësi Daniel Godelli, i cili mori pjesë në Europianin e 2023, ka rezultuar me doping. Në bazë të asaj që shprehet Agjencia Ndërkombëtare e Testimeve ITA, në testin e kryer (19 prill 2023, periudhë kjo kur ai ishte pjesë e kombëtares në Kampionatin Europian që asokohe po mbahej në Jerevan të Armenisë) rezulton se Godelli ka përdorur SARM.

SARM është një ilaç që është kimikisht i ngjashëm me steroid anabolik dhe ndihmon në rritjen e masës muskulore të skeletit e cila zvogëlohet me moshën. Individët janë në gjendje të funksionojnë më aktivisht pasi SARM ndihmon në plotësimin e humbjes së fibrave muskulore të tipit 2 dhe ndërton forcën e trupit.

Sikur mos të mjaftojë momenti i vështirë në aspektin e rezultateve, me Shqipërinë që nuk ka aktualisht asnjë peshëngritës brenda normës olimpike për “Paris 2024”, shtanga kuqezi vijon të njolloset nga skandalet e dopingut.

Daniel Godelli ka fituar rreth 50 medalje dhe ka ngritur lart flamurin kuqezi.

Më herët edhe Romela Begaj, është dënuar për herë të dytë nga Federata Botërore për doping. Ajo mori dënimin me 8 vite nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Begaj rezultoi për herë të dytë përdoruese e substancës ‘Stanozolo’.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026