Peskov: Evropa po pengon përpjekjet e Trump për paqe në Ukrainë

31 Gusht 2025 | 19:27

Kremlini shprehu qëndrimin e tij se fuqitë evropiane po pengojnë përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump për të arritur paqen në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se partia evropiane e luftës vazhdon të pengojë përpjekjet e SHBA-së dhe Rusisë në Ukrainë.

Peskov tha se Rusia i është mirënjohëse Trumpit për këto përpjekje dhe se Moska do të vazhdojë luftën të cilën e cilësojnë si operacion special ushtarak. Ai shtoi se lufta do të vijojë pasi deri më tani nuk kanë parë lëvizje reciproke nga Ukraina për paqe.

Nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shpreh se
Ukraina po planifikon sulme të reja thellë në Rusi pas javësh sulmesh të intensifikuara ndaj aseteve energjetike ruse.

“Ne do të vazhdojmë operacionet tona aktive në mënyrën e duhur për mbrojtjen e Ukrainës. Forcat dhe burimet janë përgatitur. Janë planifikuar gjithashtu sulme të reja me rreze të gjerë veprimi”, tha Zelenskyy në X pas takimit me gjeneralin e lartë të Ukrainës, Oleksandr Shirsky.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026