Peticion kundër programeve joedukuese, Kika: Po ‘shesim’ atë që na kërkon publiku”..
Prej disa kohësh, eksperti i sigurisë Fabian Zhilla ka ndërmarrë një peticion të quajtur “S’ka ma turp”, ku i kërkon qytetarëve që të nënshkruajnë për të mos lejuar transmetimin e programeve që kanë përmbajtje erotike, provokimet, përfshirë këtu edhe episodet e dhunës.
Shumë njerëz e kanë mbështetur këtë nismë sikurse edhe shumë të tjerë janë të predispozuar që t’i ndjekin programe të tilla, që duhet thënë se kanë klikime dhe shikueshmëri.
Kreshnik Hysaj, i cili është producent, moderator i disa programeve reality show në Kosovë dhe në Shqipëri, tha për emisionin GMA në Euronews Albania se të tilla programe kanë shikueshmëri shumë të madhe, çka do të thotë se janë ato që do publiku.
“Në momentin që arrijmë të grumbullojmë në 24 orë gjysmë milionë shikues, kjo do të thotë se këtë e do publiku në momentin që shpall një audicion për një program, dhe aty ka shumë njerëz që aplikojnë, do të thotë se njerëzit e duan. Ajo që kemi të sigurt është se po bëjmë diçka që e do rinia. Ne po shesim atë që na kërkohet”, tha Kika.
Sipas ekspertit Fabian Zhilla, këto programe janë duke zhvendosur rolin e medias, nga ai informues në të qenët thjesht biznes.
“Me këto programe jemi zhvendosur nga roli informues i medias, në biznes. Njerëzit nuk e shohin një gjë se ka vlerë, por për kuriozitet. Ky është vetëm marketing”, tha Zhilla.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta