Petkoviç sqaron marrëveshjen: Targat KM ende në qarkullim, por s’do lëshohen të reja
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se pala serbe ka arritur të ruajë paqen dhe stabilitetin, dhe se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “sonte ka pranuar gjithçka që ka refuzuar në ditët e kaluara”.
Ai i bëri këto komente më 23 nëntor në Bruksel, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale serbe.
Sipas tij, me marrëveshjen e arritur mbeten në qarkullim tabelat KM (Mitrovicë e Kosovës), të cilat, sipas tij, do të mund t’i përdorin serbët në veri të Kosovës dhe nuk do të gjobiten për diçka të tillë.
“Ato do të vazhdojnë të jenë në përdorim si deri më tani. Kjo do të thotë, ndër të tjera, se absolutisht të gjithë pronarët e makinave që kanë targa KM do të mund të regjistrojnë automjetet e tyre normalisht dhe të zgjasin vlefshmërinë e targave KM. I vetmi vend ku do të ndalemi, do të ndalemi me lëshimin e targave fizike tërësisht të reja KM deri në momentin kur të gjejmë një zgjidhje përfundimtare për targat. Por sidoqoftë, në tre vjetët e fundit targa të reja KM nuk janë lëshuar”, ka thënë Petkoviç.
Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, më 23 nëntor kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.
Sipas BE-së, “palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në bisedime duhet të zbatohen”, si dhe “çështjet dhe parimet kryesore që lidhen me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit (e Brukselit)”; një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 08:58 Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces
- 08:53 Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)
- 08:43 PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
- 08:42 Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri
- 08:35 Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit
- 08:26 Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona